Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Omëletë me perime ( Receta gatimi nga Brikena Metaj )
Omëletë me perime. Receta e gatimit për omletë me perime është dërguar nga Brikena Metaj 26 janar 2014. Foto © Brikena Metaj
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për omletë klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me perime klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim omletë me perime duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Qepë,
speca,
spinaq,
sallam,
salçiçe,
parmixhano ose guda,
5-6 vezë,
djath të bardhë
Përgatitja
1
Omëleta me perime është një ndër të preferuarat e mia. Më ka rezultuar si e vetmja mënyrë që fëmijët e mi të mos më refuzojnë konsumimin e perimeve. E thjeshtë, e shijshme dhe shumë e shëndetshme. Përdorimi I perimeve mbetet në dorën tuaj, mund të përdorni gjithçka keni në frigorifer.
2
Presim qepët në rrathë të mëdhenj, specat në fije, perimet e tjera nëse dëshironi dhe I kaurdisim lehtë në tigan me pak vaj ulliri sa të zbuten, bashkë me sallamin, salçiçe apo proshutë. Shtojmë djath të bardhë,pak kripë e piper.
3
Rrahim vezët mënjanë. Para se të hedhim vezët shtojmë spinaqin, e kaurdisim jo më shumë se 2 min. Hedhim vezët dhe me kujdes nxjerrim lart mbushjen në mënyrë që vezët të mos mbeten në sipërfaqe. Hedhim pak kripë, piper, curry (I jep nje ngjyrë të verdhë të bukur) dhe djathin kaçkavall.
4
Lemë në zjarr për dy deri tre min, më pas tiganin ku kemi omëletën e futim në furrën e parangrohur në 200 gradë për të marrë faqe.
5
Pasi e shohim që është mpiksur mirë e nxjerrim, e godasim pak tiganin sa të shkëputet omëleta dhe e përmbysim në një pjatë. Përmbysim sërish në një tjetër dhe e presim në feta. Ju bëftë mirë!
Duket më e komplikuar nga sa është në të vërtetë.
Duket më e komplikuar nga sa është në të vërtetë.