Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Sfoliat me domate te vogla

Sfoliat me domate të vogla ( Receta gatimi nga Brikena Metaj )

Sfoliat me domate të vogla. Receta e gatimit për sfoliat me domate të vogla është dërguar nga Brikena Metaj 17 dhjetor 2014. Fotot © Brikena Metaj

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me peta sfoliat klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim sfoliat me domate të vogla duke ndjekur udhëzimet në vijim

737 shikime

Sfoliat me domate te vogla

Përbërësit

1 petë sfoliat

10 -15 pomodorini

60 g gjalpë

50 g miell

½ l qumësht

50 g kaçkavall

30 g parmigiano

30 g galetë (bukë e thekur e bluar imët)

Përgatitja

1

Përgatitim beshamelin: shkrijmë gjalpin, shtojmë miellin, përziejmë me shpejtësi e pas 1 minute hedhim qumështin e ngrohtë duke e përzier vazhdimisht mos të zëjë kokrriza.

2

Hedhim mbi beshamel dhe e lemë të shkrijë vetë kaçkavallin e butë (emmental, nëse mundeni). Shtojmë kripë dhe arrë moskat. Përziejmë vazhdimisht dhe largojmë nga zjarri.

3

Hapim në tepsi mbi letër kuzhine petën sfoliat e mbi të shtojmë beshamelën.

4

Spërkatim mbi vete me galetë të përzier me parmigiano. Pjekim 30 minuta në furrë të parangrohur në 180 gradë.

5

Presim në mes domatet e lara dhe largojmë farat.

6

I përmbysim mbi mbushje me pjesën e prerë nga poshtë duke I zhytur përgjysmë. Pjekim edhe për 10 minuta të tjera

Brikena Metaj ka dërguar në KuzhinaIme.al 43 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: