Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Byrek me mish të grirë ( Receta gatimi nga Brikena Metaj )
Byrek me mish të grirë. Receta e gatimit për byrek me mish të grirë është dërguar nga Brikena Metaj 22 tetor 2014. Fotot © Brikena Metaj
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim byrek me mish të grirë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
250 g mish i grirë
1 kg qepë
500 g domate
50 g kaçkavall
Proshutë
Për petët
500 g miell
Kripë
Ujë i vakët
Përgatitja
1
Hapim petët duke e ndarë fillimisht brumin e përgatitur në tre pjesë të cilat i ndajmë në 5 pjesë të tjera më të vogla.
2
Topat e vegjël të brumit i lyejmë me niseshte. Topin e parë e shtyp lehtë me dorë, mbi të hedhim një pikë vaj ulliri dhe vendosim mbi të topin e dytë të shtypur lehtë.
3
Veprojmë kwshtu për të 5 topat e parë. I hapim me petës derisa të bëhet një petë e vetme në madhwsinw e dëshiruar. Hapim në këtë mënyrë tre peta.
4
Shtrojmë në tepsi petën e parë dhe mbi të hedhim mbushjen me mish të grirë, qepë e domate të përgatitur më parë: Në një tenxhere hedhim qepën e grirë me mishin, kripë e dy gjethe dafinë.
5
Mbulojmë me kapak, e trazojmë herë pas here sa të thithë lëngun e vet. Hedhim pak vaj, kaurdisim edhe pak, largojmë dafinën, shtojmë domaten. I lëmë të marrin valë bashkë. Në përfundim shtojmë proshutën e grirë, piper të zi dhe shafran indie.
6
Hedhim pak mbushje mbi petën e parë, mbulojmë më petën e dytë. Hedhim sërish mbushje me mish të grirë dhe mbulojmë me kaçkavall. Vendosim petën e tretë dhe sperkatim me vaj ulliri. Pjekim në 180 gradë.