Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Mëlçi jahni ( Receta gatimi nga Brikena Metaj )
Mëlçi jahni. Receta e gatimit për mëlçi jahni është dërguar nga Brikena Metaj 10 mars 2014. Foto © Brikena Metaj
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mëlçi klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim mëlçi jahni duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
500 gr mëlçi pule
4-5 kokrra qepë
1 spec të kuq
1 spec jeshil
Verë e bardhë
Hudhra
Qiqra
Kripë, piper, kanellë
Dafinë, majdanoz,
Përgatitja
1
Grijmë hollë qepët (sasia sipas dëshirës). Skuqim lehtë në tigan me pak vaj ulliri. Shtojmë mëlçitë e prera në copa, specat, erëzat (kripë, piper, pak kanellë, dafinë). Kaurdisim lehtë në zjarr mesatar për disa minuta.
2
Pasi kanë pirë lëngun e vet shuajmë më verë të bardhë ose me uthull. Afër fundit shtojmë hudhrat, kaurdisim edhe pak, shtojmë qiqrat dhe në fund majdanozin.
3
Një darkë e shkëlqyer, por mund ta përdorni në çdo rast sipas dëhsirës. E shkëlqyer për meze me raki. Ju bëftë mirë!