Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Tortë e shpejtë ( Receta gatimi nga Brikena Metaj )
Tortë e shpejtë. Receta e gatimit për tortë të shpejtë është dërguar nga Brikena Metaj 7 shkurt 2014. Foto © Brikena Metaj.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim tortë të shpejtë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
5 vezë
150 gr sheqer
100 gr gjalpë
150 gr miell
Çokollatë e grirë
Pana për ëmbëlsira
Përgatitja
1
Rrahim gjalpin me sheqerin me mixer. Shtojmë në to të verdhat e vezëve, më pas ¼ e të bardhave të vezëve të rrahura më parë veç.
2
Shtojmë pak miell të përzier me aditiv brumi (ose miell ëmbëlsirash), përziejmë, shtojmë edhe pjesën tjetër të të bardhave.
3
Pasi përziejmë me kujdes hedhim edhe çokollatën e zezë kuverturë të grirë. Pjekim në 200 gradë për 20 min.
4
Pas pjekjes përmbysim pandispanjën e pasi ftohet pak heqim pjesën e brendshme të saj të cilën e përziejmë me pana të rrahur me mixer, arra të grira, fruta të thata të grira ose kokrra të vogla qershie (ose çdo lloj reçeli apo fruta të freskëta dëshironi).
5
Mbushim me këtë përzierje pandispanjën e boshatisur dhe zbukurojmë sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!