Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Qofte me kungull të verdhë ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Qofte me kungull të verdhë. Receta e gatimit për qofte me kungull të verdhë është dërguar nga Ervina Saliu 11 dhjetor 2015. Foto © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për qofte klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim qofte me kungull të verdhë duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
500 gr kungull i verdhë i grirë në rende
2 qepë të njoma
200 gr djath të bardhë
1 vezë
piper
majdanoz
miell që fryhet vetë
Përgatitja
1
Grijmë me rende 500 gr kungull të verdhë. E kriposim dhe e lemë për 10 minuta. Më pas e shtypim mirë dhe lëngun që nxjerr e lejmë po në tas.
2
Shtojmë 2 qepë të njoma, 200 gr djath të bardhë, 1 vezë, majdanoz, piper dhe rreth 100 gr miell që fryhet vetë. I përziejm mirë dhe i skuqim në vaj të bollshëm.
3
Brumi nuk duhet të jetë as i ujshëm dhe as shumë i trashë. Me ndihmën e lugës i japim formën kur ti skuqim.