Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Reçel ftoi ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Reçel ftoi. Receta e gatimit për reçel ftoi është dërguar nga Ervina Saliu 31 tetor 2013. Foto © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për reçel klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim reçel duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 kg ftoj
700 gr sheqer
2 gota ujë
1 limon
Përgatitja
1
Mbushim një tas të madh me ujë dhe shtrydhim gjysmën e limonit.
2
Marim ftonjtë i qërojmë dhe i presim në kubikë të vegjël dhe i vemë te tasi me ujë, më pas kur ti kemi mbaruar të gjitha i shplajmë,
3
i kullojmë mirë dhe i vendosim në tenxhere bashkë me sheqerin dhe ujin, i lemë të ziejn për 10 minuta duke i hedhur vazhdimisht shkumën që krijohet.
4
E vemë mënjanë tenxheren dhe e lemë për 24 orë.
5
Ditën tjetër e vemë reçelin të ziej në temperaturë mesatare gjer sa të trashet, pak minuta para se ta heqim i shtojmë lëngun e limonit. Një reçel fantastik.