Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Pite me djathë ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Pite me djathë. Receta e gatimit për pite me djathë është dërguar nga Ervina Saliu 2 maj 2014. Foto © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për pite klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim pite me djathë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
500gr miell
1 gotë qumësht
1 lugë maja
1 fetë djath,
kripë dhe vaj për skuqjen
Përgatitja
1
Hedhim në tas miellin, djathin e thërmuar dhe majanë dhe i përziejm, ngrohim pak qumështin, shkrijmë kripën brenda dhe më pas ja hedhim miellit dhe zemë brumin, nëse duhet shtojmë qumësht akoma,
2
brumi i duhet të jetë si i bukës, e punojmë për disa minuta, më pas e mbulojmë dhe e lemë në vend të ngrohtë rreth 1 orë.
3
E marim, e bëjmë me topa dhe i hapim me duar, i skuqim në vaj të nxehur gjer sa të ndryshojnë ngjyrë, nuk i lemë shumë minuta. Ju bëftë mirë