Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
qumeshtor me pete shtepie

Qumështor me petë shtëpie ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )

Qumështor me petë shtëpie. Receta gatimit për qumështor me petë shtëpie është dërguar nga Ervina Saliu 6 korrik 2015. Foto © Ervina Saliu

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
  • Për të tjera recata gatimi për qumështor klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu 

Mësoni si të përgatisni qumështor me petë shtëpie duke ndjekur udhëzimet në vijim

20407 shikime

qumeshtor me pete shtepie

Përbërësit

Për petët:

100 ml vaj ulliri

100 ml qumësht

1 vezë,

pak kripë dhe miell sa të mari.

Për kremim:

8 filxhana çaji qumësht

2 filxhana çaji me miell misri për ëmbëlsira

2 vezë

2 lugë gjalp

4 lugë sheqer

lëkurën e 1 portokalli

Për shërbetin:

2 gota ujë

2 gota sheqer

lëkurën e 1 portokalli

Përgatitja

1

Përgatisim brumin: Hedhim vajin, vezën, qumështin në tas, shtojmë miell pak nga pak duke punuar brumin. Brumi duhet të jetë si i byrekut. E mbulojmë dhe e lemë për 2 orë.

2

Përgatisim kremin: Mund të bëjmë matjet edhe me gotë uji, mjafton ti masim të dyja me të njëjtën gotë. Vendosim qumështin të ngrohet, shtojmë edhe sheqerin, kur të ngrohet shtojmë miellin dhe e përziejm vazhdimisht gjer sa të trashet. E heqim, i hedhim gjalpin, lëkurën e portokallit, e lejmë të ftohet 10 minuta dhe i hedhim vezët duke e përzier shumë shpejt.

3

Marim brumin, hapim petët, unë i hapa dy nga dy, mund ti hapini edhe si të bakllavasë sepse duhen shumë të holla, shtrojmë petë poshtë duhen dy më tepër poshtë se lart ( përshembull nëse poshtë vendosim gjashtë, lart vendosim katër ). I lyejm petët një nga një me gjalp, hedhim kremin, petët e tjera nga lart, e presim, e lyejm me gjalp lart dhe e pjekim në 170 gradë rreth 40 minuta.

4

Përgatisim shërbetin: I ziejm për dhjetë minuta dhe shërbetosim me ëmbëlsirë të ngrohtë dhe shërbetin e ftohtë. Eshtë fantastike.

Ervina Saliu ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi me fotot origjinale të gatimtve të saj. Klikoni mbi emrin Ervina Saliu për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Ervina Saliu.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
Këtë e pëlqejnë %d blogues: