Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Tavë me mish pule dhe perime të ndryshme ( Receta gatimi nga Erjona Balla )
Tavë me mish pule dhe perime të ndryshme. Receta gatimit është dërguar nga Erjona Balla 16 nëntor 2013. Foto © Erjona Balla
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Erjona Balla klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish pule klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim tavë me mish pule dhe perime të ndryshme duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 kg mish pule
5 kokrra patate të vogla
1 karrotë
200 gr bizele
200 gr lule lakër
200 gr finokë
300 gr kërpurdha
4 thelpi hudhër
selino, majdanoz,
kripë, piper i zi
rigon, rozmarinë dhe vaj ulliri.
Përgatitja
1
Në një tenxhere me vaj të nxehtë shtojmë mishin e skuqim për 10 minuta me zjarr mesatar, më pas e ulim flakën dhe shtojmë të gjitha erezat perveç majdanozit. Mishi lëshon lëngun e vet dhe i lemë të ziejnë për 15 minuta më pas shtojmë një gotë ujë me vegeta pule dhe i lemë edhe për 20 minuta të tjera që të marrë mishi të gjitha aromat.
2
Ndërkohë qe mishi zien presim perimet. Patatet në feta dhe kërpurdhën, karrotën dhe finokun ne fije.
3
Pasi mishi është zier marrim tepsinë, shtrojmë mishin dhe perimet të gjitha sipër u shtojmë lëngun e mishit dhe i pjekim në temperaturë 250° për 30 minuta, sipër tepsinë e mbulojmë me letër furre që të mos na digjen perimet dhe mos të dali aroma e erezave.
4
Para se ta servirim i shtojmë majdanozin. Ju bëftë mirë