Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Revani me niseshte Hasude ( Receta gatimi nga Erjona Balla )
Përbërësit
3 lt qumësht
750 gr niseshte misri
500 gr + 500 gr sheqer
1 gotë uji me vaj
1 vezë
Nëse doni shtoni edhe arra, bajame të pjekura.
Përgatitja
1
Në një tenxhere të madhe (po patët tenxhere me fundin e trashe më mirë) hidhet 2 lt qumësht, vajin dhe 500 gr sheqer dhe e lemë të ziejnë, ndërkohë sa të marë valë qumështi përgatisim niseshtenë.
2
Në një tas hedhim niseshten dhe 500 gr sheqer dhe 1 lt qumësht, i trazojmë deri sa të shkrijë niseshteja dhe kur qumështi ka filluar të valoj hidhet masa me niseshtenë pak e nga pak dhe duke e trazuar me lugë druri që mos të bëhet me kokrra.
3
Kur masa dendësohet ulim nxehtësinë e vatrës dhe e trazojmë masën për 20 minuta.
4
Marrim tepsinë, e lyejmë me pak vaj dhe shtojmë masën e pëgatitur, e sheshojmë me dorë duke njomur duart me pak ujë dhe e fusim në furrë. E pjekim ne temp 280°c.
5
Mbas 10 minuta nxirret tepsia dhe e lyejmë të gjithë hasuden me vezë të rrahur, e fusim përsëri në furrë dhe lemë të piqet akoma për 20 minuta. Ju bëftë mirë.
Receta e gatimit për revani me niseshte hasude është dërguar nga Erjona Balla 13 prill 2015. Foto © Erjona Balla