Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Tortë me biskota - Erjona Balla - KuzhinaIme.al

Tortë me biskota ( Receta gatimi nga Erjona Balla )

Tortë me biskota. Receta gatimit për këtë ëmbëlsirë është dërguar nga Erjona Balla 20 nëntor 2013. Foto © Erjona Balla.

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Erjona Balla klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për tortë klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim tortë me biskota duke ndjekur udhëzimet në vijim

1190 shikime

Tortë me biskota - Erjona Balla - KuzhinaIme.al

Përbërësit

400 gr biskota

100 gr gjalp

500 ml pana

100 gr bajame të pjekura dhe arra

Për kremin e pasticerisë duhen:

4 të verdha veze

100 gr sheqer

70 gr miell

600 ml qumësht

pak lëkurë limoni

Përgatitja

1

Fillojmë me përgatitjen e kremit të pasticerisë:
Në një tenxhere shtojmë vezët dhe sheqerin i trazojmë për 2 minuta, më pas shtojmë miellin përsëri i trazojmë dhe më pas shtojmë qumështin e vakët pak e nga pak deri sa të shkrihet i tëri mielli.

2

Më pas tenxheren e vendosim në zjarr dhe i shtojmë pak lekurë limoni ( lëkurë jo të grirë) dhe e trazojmë gjithmonë për mos t’u krijuar kokrra dhe pasi fillon të bëjë flluskat e para e fikim sepse nëse e lemë shumë kremi do të dali shumë i trashë, heqim lëkuren e limonit dhe e lemë të ftohet.

3

Marrim biskotat, i grijmë bashkë me arrat dhe bajamet, shkrijmë pak gjalpin dhe ja shtojmë biskotave, i trazojmë për pak dhe biskotat i shtrojmë në tepsi ku do të përgatisim tortën dhe e pjekim në furrë për 15 minuta.

4

Ndërkohë që biskotat piqen montojmë panën.

5

Marrim tepsinë me biskotat që poqëm, i shtrojmë kremin e pasticerisë dhe sipër i vendosim panën.

6

Zbukurimi sipas dëshirës.
E vendosim në frigorifer për 2 orë dhe gati për t’u servirur. Ju bëftë mirë

Erjona Balla ka dërguar në KuzhinaIme.al rreth 100 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Erjona Balla

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: