Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Fërgesa ime ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )
Fërgesa ime. Receta e gatimit për fërgesë është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 28 dhjetor 2015. Foto © Lulzime Gjyzeli.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për fërgesë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim fërgesë duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
500 gr speca të kuq,
200 gr djath i bardhë gjirokastre,
1 qepë e bardhë,
200 gr domate të pjekura mirë,
5 lugë vaj ulliri,
1 thelb hurdhre,
kripë,
spec djegës
Përgatitja
1
Futa specat në furrë me temperaturë maximum me grilë (që të digjet shpejt lëkura). Kur të marrin ngjyrë nga të gjitha anët, specat i hoqa dhe i mbylla në një qese plastike gjer sa të ftohen (kjo mënyrë do më lehtësoj heqjen e lëkurës). I nxorra nga qesja dhe i hoqa lëkurën (duke e hequr atë, specat janë shumë të tretshëm).
2
Skuqa qepën me vajin pak, sa qepa të bëhet trasparente, më pas i hodha domatet e qëruara më parë dhe të shtrydhura nga farat dhe lëngu.
3
I hodha hudhrën e shtypur me gjith lëvozhgë, (që më pas do e heq) dhe specin djegës dhe e kam zier gjer sa domatet të shkrihen. Fika gjellën, hoqa hudhrën dhe të tërën e kalova në mixer.
4
Mora kremin e përgatitur dhe i shtova djathin dhe specat. I futa në furrë për 10 minuta. Fërgesa është gati. Mua më pëlqen ta lej në frigorifer dhe ta shërbej një ditë pas gatimit. Në këtë mënyrë fërgesa më del shum e mirë dhe e tretëshme.