Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
fileto pule

Fileto pule me mandarinë ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )

Fileto pule me mandarinë. Receta e gatimit për fileto pule me mandarinë është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 21 dhjetor 2015. Foto © Lulzime Gjyzeli

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me mish pule klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim fileto pule me mandarinë duke ndjekur udhëzimet në vijim

834 shikime
fileto pule

Përbërësit

1 gjoks pule,
1 manarinë,
gjysem limoni,
vaj, kripe, piper,
1 luge të vogël mjalt,
gjalp,
1 luge miell.
Për sallatën:
një top sallatë të kuqe (radikio) krip, piper, pak ver të kuqe

Përgatitja

1
Marinojmë filetot me vaj , kripë, lëng limoni, mjalt, të verdhën e mandarinës të grirë, për më tepër se 30 minuta.
2
Presim sallatën me feta, e lajmë dhe e shtrojmë në tepsi me vaj dhe kripë. E mbulojmë me letër alumini dhe e fusim në furrë të ngrohtë 220 gradë për 10 minuta, më pas heqim letrën a aluminit dhe e spërkasim me verë të kuqe.
3
E lëmë në furrë akoma edhe 10 minuta. Ndërkohë marrim një tigan dhe i hedhim pak vaj dhe pak gjalp. Ndezim zjarrin dhe dhe ngrohim tiganin gjersa të shkrijë gjalpi.
4
Vendosim në të filetot e pulës të marinuara dhe i skuqim për 10 minuta me zjarr të moderuar. I spërkasim me lëngun e mandarinës dhe i hedhim 1 lugë miell të lyer në gjalp. Vazhdojmë e gatuajm për 10 minuta akoma. Nqs shterron shumë, shtojmë pak ujë të nxehtë. Ju bëftë mire!

Lulzime Gjyzeli ka dërguar në KuzhinaIme.al 44 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjitha recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: