Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Lazanja klasike ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )
Lazanja klasike. Receta e gatimit për lazanja klasike është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 11 janar 2016. Foto © Lulzime Gjyzeli
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për lazanja klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim lazanja klasike duke ndjekur udhëzimet në vijim



Përbërësit
peta për lazanje,
djath të grirë kaçkavall (parmixhano )
Për kimën( ragu) :
500 gr mish të grirë viçi,
200 gr mish të grirë derri (ose salsiçe ),
1 degë selino,
1 karrotë,
1 qepë,
1 shishe salcë,
gjethe dafine,
piper,
arrë muskat,
1 gotë verë të bardhë.
Për beshamelën:
2 lugë gjalp,
100 gr miell,
500 ml qumësht.
Përgatitja
1
Përgatisim ragu: Qepën, karrotën dhe selinon i grijmë imët dhe i kaurdisim me 5 lugë vaj, sa të marin pak ngjyrë, i hedhim mishin e grirë, vazhdojmë ta kaurdisim gjer sa mishi të ndërroj ngjyrë, i hedhim verën dhe ngrejm flakën që vera të avullojë shpejt, e ulim përsëri, i hedhim salcën, dy gota ujë, kripë, piper dhe dafinën. E lemë të ziej me zjarr shum të ulët për reth 2 orë. Në fund i hedhim muskatin.
2
Petat e lazanjeve mund të blihen të gatshme ose mund ti përgatisni vetë duke zënë brumin me 500 gr miell, 5 vezë, kripë. E lëmë të pushoj 30 min dhe hapim petët. Petët bëhen të trasha dhe priten në drejtkëndëshe.
3
Për beshamelën: Hedhim gjalpin me miellin dhe e trazojmë në tigan pak nga pak, i hedhim qumështin e ngrohtë,, kripë dhe vazhdojmë gjithmonë ta trazojm gjersa të bëhet si qull.
4
Ndezim furrën me 220 gradë. Shtrojm lazanjën, mbajmë një tenxhere me uj të nxehtë. Lyejm tepsinë me gjalp, i hedhim shtresës së parë 1 garuzhde me ragu, 2 -3 lugë plot me beshamel, 2 lugë djath të grirë.
5
Shtresës tjetër i vendosim petët duke i zier për 1 minutë në ujë të nxehtë. Vazhdojmë kështu me radhë gjer sa të na mbarojnë përbërësit. Mbarojmë shtresën e fundit me ragu beshamel dhe e mbulojmë me djath të grirë. E mbulojm me letër alumin dhe e fusim në furrë për 40 minuta. 15 minutat e fundit i heqim letrën. Lazanja është gati. Nqs doni të shpejtoni kohën merrni si petat dhe beshamelin e gatshëm. Ju bëft mirë