Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Kotoleta me shpatulla pule ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )
Kotoleta me shpatulla pule. Receta e gatimit për kotoleta me shpatull pule është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 17 shkurt 2016. Foto © Lulzime Gjyzeli
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish pule klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim kotoleta me shpatulla pule duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
4 shpatulla pule,
2 vezë,
bukë të grirë,
fara të ndryshme ( lini, sezami, lulkuqi… ) krip, piper, vaj dhe gjalp.
Përgatitja
1
Meren shpatullat e pulës dhe u hiqet lëkura dhe kocka, hapet si filetë dhe rrihet gjersa të bëhet si biftek. Rrihen vezët me krip dhe piper, futet mishi në të. Më pas kalohen në bukën e grirë me farat e bashkuara.
2
Në një tigan ngrohim vajin me gjalpin vendosim kotoletat për ti skuqur. Që të skuqen mirë lihet zjarri fillimisht mesatar, më pas ulet dhe skuqen për rreth 7 min për çdo anë. Shoqërohen me patate të skuqura ose me perime të stinës. Dalin më të buta dhe më të shijshme se gjoksi i pulës