Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Supë peshku ( Receta gatimi nga Natasha Velia )
Supë peshku. Receta gatimit është dërguar nga Natasha Velia 23 janar 2018. Foto © Natasha Velia
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Natasha Velia klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për supë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim supë peshku duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
peshk dy cop mesatar
një qepë
një karrotë
një patate
një kungull
një spec të kuq
një spec jeshil
dy thelbinj hurdhër
një lugë miell
majdanoz
kripë, piper
Përgatitja
1
Në fillim ziej peshkun, e kullojmë lëngun, i heqim halat peshkut dhe e lemë mënjanë.
2
Në një tenxhere hedhim vaj, qepë dhe hurdhrën e kaurdis pak pastaj hedhim perimet sipas fortësisë një e nga një të prera në formë kubiku dhe i kaurdisim të gjitha.
3
Hedhim kripë, piper dhe miellin dhe lëngun e peshkut bashkë me peshkun e qëruar dhe e lemë të ziej në temperaturë të ngadaltë. Pasi është bërë gati i hedhim manjdanoz të grirë dhe limon.