Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Fileto trofte delikate ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )
Fileto trofte delikate. Receta e gatimit për fileto trofte delikate është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 7 janar 2016. Foto © Lulzime Gjyzeli
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për peshk klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim fileto trofte delikate duke ndjekur udhëzimet në vijim
Trofta është peshk liqeni me shije shumë delikate, ndaj don një gatim sa më të thjesht, jo shumë të ngarkuar.

Përbërësit
peshk trofte
lulelakër jeshile
limon
Përgatitja
1
Merret trofta pastrohet dhe nxirren dy fileto. I heqim halat që ngelen me piskatore dhe lëkurën me një thikë të mprehur e heqim dhe atë. Lyejmë filetot me miell.
2
Në një tigan hedhim gjalp dhe salvia (salvia është një erzë), sapo të filloj të skuqet vendosim filetot e peshkut, i skuqim mir nga të dyja anët i hedhim krip dhe piper te bardhë.
3
E shuajm me vodka. Sapo të avulloj alkoli ulim zjarrin dhe e lemë të gatuhet për 10 minuta. Peshkun e shoqëron me perime. Në këtë rast kam përdorur lulelakër jeshile të gatuar me avull dhe të kaluara thjesht në tigan me gjalp dhe djath të grirë. Ju bëftë mirë