Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Gjelle me therrime dhe mish pule

Gjellë me thërrime me mish pule ( Receta gatimi nga Engjëllushe Tusha )

Gjellë me thërrime me mish pule është një gatim tradicional Shqiptar i Shqipërisë së mesme dhe të jugut. Kjo është një nga 50 + recetat e gatimit me mish pule dërguar në Kuzhina Ime.

Gjellë me thërrime me mish pule

4877 shikime
Gjelle me therrime dhe mish pule

Përbërësit

mish pule (5 ose 6 thela),
mell 5 lugë gjelle
një kokërr vezë
thelpinj hudhre 5 copë

Përgatitja

1
Hedhim mishin e pulës në tenxhere, pasi e skuqim mirë i hedhim edhe pak salcë domate dhe i hedhim ujë të ziej.
2
Hedhim miellin në një tas, i hedhim vezën dhe e përzjejmë deri sa të bëhet brumë, më pas e coptojmë brumin në copa të vogla si në foto (në foto duken të medhaja, po janë copa të vogla).
3
E fusim në furrë sa përthahet pak, e shkërrmoqim me duar, pasi të ftohet pak e vendosim në sobë me pak nxehtësi, i hedhim një lugë gjalp, e trazojmë me kujdes deri sa të verdhet pak (si në foto).
4
Kur shohim që mishi i pulës ka zier i hedhim thërrimet, i hedhim edhe thelpinjtë e hudhrës të coptuara në copza të vogla, e lemë të ziej për 10 minuta, e lemë të ftohet pak dhe e servirim në tavolinë

Receta gatimit është dërguar nga Engjëllushe Tusha 29 shtator 2017. Foto © Engjellushe Tusha

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Engjellushe Tusha klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me mish pule klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Engjëllushe Tusha ka dërguar në KuzhinaIme.al 9 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Engjëllushe Tusha.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: