Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Sardele ( açiuge ) të mbushura ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )
Mësoni si të përgatisim sardele ( açiuge ) të mbushura duke ndjekur udhëzimet në vijim. Kjo është një nga 50 + recetat e gatimit me prodhime deti dërguar në Kuzhina Ime.
Sardele ( açiuge ) të mbushura
Përbërësit
500 gr sardele
150 gr domate të thata
Rigon
Bukë dhe bajame të grira
Vaj ulliri
Përgatitja
1
Marim sardelet dhe i pastrojmë, me ndihmën e gishtave e hapim në ujë të rrjedhëm dhe i heqim kurrizin (me pak kujdes do i hiqni shumë kollaj). I thajmë mirë me letër dhe në mes vendosim domaten e tharë të cilën më parë e kemi prerë me rrjeshta të vogla.
2
Lyejmë tepsinë me vaj ulliri dhe e spërkasim me bukën e përzier me bajame të grira dhe rigon. Vendosim peshkun dhe e spërkasim akoma me bukën e grirë. E fusim në furrë dhe e pjekim për 10 min në furrë me 200 gradë
Receta e gatimit për sardele ( açiuke ) të mbushura është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 2 shtator 2016. Fotot © Lulzime Gjyzeli