Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
mashurka fantazi

Mashurka fantazi ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )

Mashurka fantazi. Receta e gatimit për mashurka fantazi është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 19 janar 2016. Foto © Lulzime Gjyzeli

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me mashurka klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim mashurka fantazi duke ndjekur udhëzimet në vijim

2462 shikime
mashurka fantazi

Përbërësit

500 gr mashurka,
500 gr mish viçi i njomë,
4 qepujka stërgjatëshe (scalogno ),
2 karrota,
5 domate të thata,
gjysëm gote verë,
të verdhë limoni,
majdanoz,
dy lugë uthull balsamik,
miell.

Përgatitja

1
Presim mishin me copa të vogla, e lyejmë me miell, e kaurdisim me me pak vaj gjersa të zbardhet, e shuajmë me ver të bardhë, sapo vera të avullojë i hedhim lëng ose ujë të nxehtë sa ta mbulojmë. E lemë të ziej. Ndërkohë përgatisim perimet: mashurkave i heqim majat dhe i presim në dysh, karrotat i qërojmë dhe i presim në rathë, qepët i presim katërsh dhe i heqim lëvozhgën, domatet i presim në shirita.
2
I skuqim veç e veç dhe pas gjysëm ore që të ketë zier i hedhim edhe perimet. Fusim tenxheren në furrë me 220 gradë për 30 minuta. Në fund marim nga gjella disa lugë lëng e hedhim në një tas, i hedhim majdanozin, lëkurën e limonit, 1 lugë vaj dhe i rrahim, këtë ja shtojmë gjellës 2 minuta para se ta nxjerrim nja furra. Përgatisim pjatanzën sipas fantazisë. Është shum e shijshme Ju bëft mirë!

Lulzime Gjyzeli ka dërguar në KuzhinaIme.al 44 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjitha recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: