Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
lakror me miell misri

Lakror me miell misri ( Paçarak me nene ) ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Lakrori është një recetë gatimi tradicionale Shqiptare e Shqipërisë së mesme dhe të jugut. Në këtë recetë gatimi do mësoni si të përgatisni lakror me miell misri ( Paçarak me nene ). Kjo recetë shoqërohet me kos ose dhallë. Kjo është një nga 10 + recetat e gatimit për lakror dërguar në Kuzhina Ime.

Lakror me miell misri ( Paçarak me nene )

5633 shikime
lakror me miell misri

Përbërësit

500 gr mıell misri
një tufë me nene,
500 ml qumësht
2 kokrra vezë,
100 gr gjalp,
100 gr djath
kripë,piger

Përgatitja

1
Lajmë nenet, i ziejm, i kullojmë ujin, në të hedhim gjysmën e qumëshit bashkë me vezët, hedhim gjalpin, djathin, kripë e piper, pastaj përgatitim brumin.
2
Në fillim marim gjysmën e miellit, i hedhim kripë e vaj dhe zemë një brumë jo të fortë me ujë të nxehtë, e hapim në tepsi, mbi të hedhim gjellën e përgatitur, pastaj marim miellin e mbetur me dorë e hedhim mbi gjellën deri sa të mbulohet më pas e spërkatim me gjalp dhe qumësht.
3
E pjekim në saç, në pamundësi e pjekim në furrë në temperaturë 220gr C.

lakror me miell misri
Fotot © Natasha Velia – dërguar për KuzhinaIme.al 28 gusht 2016

lakror me mill misri
Fotot © Natasha Velia – dërguar për KuzhinaIme.al 28 gusht 2016

Receta gatimit është dërguar nga Natasha Velia 28 gusht 2016. Fotot © Natasha Velia

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Natasha Velia klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për lakror klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Natasha Velia ka dërguar në KuzhinaIme.al 40 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj, kryesisht gatime tradicionale Përmetare. Natasha ka edhe restorantin e saj në Përmet. "Restorant Velia". Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Natasha Velia.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: