Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
byrek me melci

Byrek me mëlçi dhe oriz ( Receta gatimi nga Luljeta Gjyzeli )

Byrek me mëlçi dhe oriz. Receta gatimit për byrek me mëlçi dhe oriz është dërguar nga Luljeta Gjyzeli 28 tetor 2015. Foto © Luljeta Gjyzeli

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Luljeta Gjyzeli klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi tradicionale të çamërisë klikoni këtu.
  • Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim byrek me mëlçi dhe oriz duke ndjekur udhëzimet në vijim

3201 shikime

byrek me melci

Përbërësit

300 gr mëlçi

400 gr oriz

300 gr miell

1 kokër qepë të thatë

2 kokra vezë

Mendrez të thate

Vaj ulliri

Kripë

Përgatitja

1

Zemë brumin me dy lugë gjelle vaj dhe ujë me kripë. E lemë brumin te vi deri sa të përgatisim mbushjen.

2

Presim mëlçinë në kubikë të vegjël, e skuqim, shtojmë edhe qepën të grirë hollë , shtojmë pak ujë, e lemë të ziejë.

3

Mbasi ka zier mëlçia hedhim masën e ujit ,kur ka zier uji hedhim orizin. E lemë sa të ziej orizi, të bëhet si pilafi, shtojmë piperin e zi dhe mendrezen.

4

Hapim petët, i shtrojmë 4 petë ,duke i pikuar me vaj një e nga një, hedhim masën e përgatitur.

5

Sipër masës, hedhim vezët e rrahura fort, shtojmë petët e tjera duke i pikuar me vaj një e nga një. Piqet në 200 gr. Ju bëftë mirë

Luljeta Gjyzeli ka dërguar në KuzhinaIme.al 16 receta gatimi në me fotot origjinale të gatimeve të saj, midis tyre disa receta gatimi tradicionale të çamërisë. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Luljeta Gjyzeli.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: