Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Qumështor (Klumushtore) ( Receta gatimi dërguar nga Luljeta Gjyzeli )
Qumështor (Klumushtore). Këtë recetë e ka bërë nena ime Hena Demo ju lutem brënda mundësisë ta publikojeni me këtë emër. Receta gatimit është dërguar nga Luljeta Gjyzeli 25 tetor 2015. Foto © Luljeta Gjyzeli.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Luljeta Gjyzeli klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi tradicionale të çamërisë klikoni këtu
- Për të tjera recata gatimi për qumështor klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim qumështor duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
350 gr miell
1,5 litër qumësht
4 kokra vezë
80 gr gjalp
2 lugë gjelle kos
150 gr sheqer
Vaj ulliri
Përgatitja
1
Me 150 gr miell zemë brumin, me vaj dhe pak kripë, e punojmë, e lemë të vijë për një orë .
2
Vemë 1 litër qumësht të ziejë dhe me gjysmën e qumëshit njomim 200 gr miell, mbasi ka zier qumështi e hedhim, e trazojmë, shtojmë edhe gjalpin.
3
E heqim nga zjarri, e lemë të ftohet pak dhe i shtojmë 2 lugë kos që të na pritet qulli.
4
Në një enë rrahim vezët fort, hedhim sheqerin dhe e përziejmë fort sa të shkrijë sheqeri (bëhet edhe me kripë si mbas dëshirës).
5
Masën e përgatitur e hedhim te qulli, e përziejmë të bëhet një trup. Me brumin që zumë hapim 3 petë të mëdha, i shtrojmë në tepsi një e nga një duke i pikuar me vaj.
6
Qullin e përgatitur më lart e hedhim te petët.
7
Petët që kanë dalë nga tepsia i kthejmë nga brenda tepsisë, në mes formohet një rreth.
8
Rrahim një vezë me pak sheqer dhe e hedhim në mes të tepsisë që na ka mbetur pa mbuluar me petë, si në foto, piqet në 180 gr. Ju bëftë mirë
KategoritëByrekËmbëlsiraGatime të ÇamërisëGatime tradicionaleKuzhina ShqiptareLuljeta GjyzeliReceta gatimi
Luljeta Gjyzeli