Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Kek me mollë dhe arra ( Receta gatimi nga Yllka Papa )
Kek me mollë dhe arra. Receta gatimit është dërguar nga Yllka Papa 5 mars 2014. Foto © Yllka Papa
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Yllka Papa klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për kek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim kek me mollë dhe arra duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
3 filxhana çaji me mollë të grira me thikë,
1 filxhan çaji me arra të grira,
2 lugë çaji me vanilje,
2 lugë caji me kanelle,
3 filxhana çaji me miell,
1 lugë çaji me pluhur për pjekje (baking soda),
1 lugë çaji kripë,
2 filxhana çai me sheqer,
1 1/4 filxhan çaji me vaj vegjetal,
3 vezë
Përgatitja
1
Rrahim vezët me sheqer, vanilje, kanellë, kripë, vaj, pastaj hedhim arrat, mollët dhe në fund miellin të përzier më parë me pluhur për pjekje (baking soda),
2
mbasi e përziejmë mirë e hedhim në tavën e lyer me vaj dhe e pjekim në 170 gradë për 1 orë e gjysëm, mbasi piqet mund ti hedhim sheqer pluhur ose glazë që e pregatisim me 1 filxhan sheqer pluhur 2 lugë qumësht dhe 2 lugë mjaltë.