Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Kek me banane dhe arra ( Receta gatimi nga Yllka Papa )
Kek me banane dhe arra. Receta gatimit është dërguar nga Yllka Papa 9 shkurt 2015. Foto © Yllka Papa
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Yllka Papa klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për kek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim kek me banane dhe arra duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
7 banane,
1 filxhan çaji me gjalp të shkrirë,
2 lugë çaji me vanilje,
2 filxhana sheqer,
4 vezë,
2 lugë çaji pluhur për pjekje (baking soda),
4 filxhana miell,
1 filxhan çaji me arra të grira.
Përgatitja
1
Bananet i shtypim, i shtojmë gjalpin e shkrirë, vezët, vaniljen, sheqerin, arrat, pastaj i shtojmë miellin e përzier më parë me pluhur për pjekje (baking soda).
2
Brumin e hedhim në tavën e lyer me gjalp dhe e pjekim në temperaturë 170 gradë për 1 orë dhe 15 minuta.