Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Makarona tub të mbushura ( Receta gatimi nga Yllka Papa )
Makarona tub të mbushura. Receta gatimit është dërguar nga Yllka Papa 7 mars 2015. Fotot © Yllka Papa
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Yllka Papa klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për makarona klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim makarona tub të mbushura duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
350 gr gjizë,
1 pako me makarona tub,
500 gr mozarela e grirë, ( lloj djathi )
200 gr spinaq i grirë,
3 vezë,
500 gr domate të grira në rende,
vaj,
kripë, piper.
Përgatitja
1
Makaronat i ziejm për 7-8 minuta, ndërkohë në një tas përziejm gjizën, spinaqin, kripë, piper, vezët dhe 2-3 lugë gjelle me vaj ulliri.
2
Marrim tavën e lyejmë me vaj ulliri dhe shtrojmë një shtresë me domate të grira dhe mozarela, makaronat e ziera i mbushim me përzirjen e përgatitur dhe i shtrojmë në tavë,
3
sipër i hedhim përsëri domate dhe mozarela dhe i pjekim në furrë me temperaturë 180 gradë për 40-45 minuta.