Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Minikek

8 Minikek ( Receta gatimi nga Yllka Papa )

8 Minikek. Receta gatimit është dërguar nga Yllka Papa 30 prill 2015. Fotot © Yllka Papa

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Yllka Papa klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për kek klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim minikek duke ndjekur udhëzimet në vijim

1995 shikime

Minikek

Përbërësit

1 1/2 filxhan çaji me miell,

1 lugë çaji me baking powder,

1/4 lugë çaji me kripë,

120 gram gjalp,

1 filxhan çaji me sheqer,

2 vezë,

2 lugë çaji me vanilje,

2/3 filxhan çaji me qumësht.

Përgatitja

1

Në fillim rrahim vezët me sheqer, shtojmë kripën, vaniljen, qumështin, gjalpin dhe në fund miellin të përzier me baking powder, e hedhim nëpër forma dhe i pjekim në 180 gradë për 20 minuta.

2

Karamel me luleshtrydhe: Marrim 250 gram luleshtrydhe, i shtypim me pirun, i shtojmë 2 lugë gjelle me sheqer dhe 1 lugë kafeje me limon dhe i vemë në zjarr derisa të shkrijë sheqeri, këtë ia hedhim sipër minikekut.

3

Karamel me arra: Marrim 1 filxhan çaji me sheqer ngjyrë kafe, 1/2 filxhan çaji me krem qumështi, 2 lugë gjelle me gjalp, pak kripë, 1 lugë me vanilje, të gjitha këto i ziejm për 5-7 minuta, shtojmë arra të grira, ja hedhim kekut sipër.

Yllka Papa ka dërguar në KuzhinaIme.al 31 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Yllka Papa.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: