Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Reçel (gliko) kumbulle vlonjate ( Receta gatimi nga Marina )
Reçel (gliko) kumbulle vlonjate. Receta gatimitështë dërguar nga Marina 14 gusht 2013. Foto © Marina
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Marina klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për reçel klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim reçel ( gliko ) kumbulle duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
2 kg kumbulla vlonjate,
1.5 kg sheqer,
3 gota uji,
2 apo 3 gjethe barbarozë
2 apo 3 lugë gjelle me lëng limoni
ujë gëlqereje (i kulluar, i tejdukshem e pa copa gëlqereje brënda)
bajame të qëruara
Përgatitja
1
Me veglën e posaçme heqim bërthamat nga kumbullat por mund të përdorim edhe një gozhdë të re të cilën e kalojmë në zjarr njëherë ose e pastrojmë me alkool. I qërojmë kumbullat nga lëkura dhe i hedhim në ujin e gëlqeres për të paktën 6- apo 7 orë.
2
Ndërkohë përgatisim shurupin:
Në një tenxhere të thellë hedhim sheqerin dhe ujin. E ziejmë derisa të lidhet (vemë një pikë shurup mbi thua, nëse qëndron është gati, nëse rrjedh do zier pak akoma).
3
Heqim kumbullat nga uji i gëlqeres, i shplajmë me ujë të bollshëm dhe i hedhim në shurupin e gatshëm që mer valë. Ziejmë për 1-2 orë. E mbyllim zjarrin. E lemë të ftohet për rreth 12 orë.
4
Në këtë fazë nëse dëshirojmë mund të shtojmë bajamet. Heqim një nga një kumbullat nga shurupi, vendosim brenda bajamet i rivendosim në shurup dhe i ziejmë prapë për rreth 1 orë. Në valën e fundit shtojmë gjethet e barbarozës dhe 2-3 copë karafila. E ndajmë në enë qelqi të pastër e të thatë dhe e konservojmë në vend të fresket .