Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
tabule

Tabule ( Receta gatimi nga Marina )

Tabule. Receta gatimit është dërguar nga Marina 10 tetor 2013. Foto © Marina

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Marina klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për sallata klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim tabule duke ndjekur udhëzimet në vijim

1475 shikime
tabule

Përbërësit

200 gr cous cous
1 tufë majdanoz
domate e prerë në copa të vogla
sallator (kastravec) i prerë në copa të vogla
1 qepë e vogël e grirë në rende
2-3 lugë menderz ose mente e prerë hollë
1 filxhan kafeje vaj ulliri
lëng nga 2 limona (ndoshta dhe më shumë, sipas dëshirës)
kripë e pak piper

Përgatitja

1
Vendosim cous cous të pagatuar në një enë të thellë, shtojmë sipër domatet e prera shumë hollë bashkë me lëngun që kanë nxjerrë. Sallatorin e prerë hollë, majdanozin, qepën e menderzen pa i shtrydhur tu ikin lëngjet.
2
E lemë të paktën 2 orë në frigorifer. Lëngjet nga perime të përdorura do thithen të gjitha nga cous cous dhe do i japin mundësine të dyfishet në vëllim e të zbutet.
3
Nese domatet nuk kanë shumë lëng shtoni 1-2 lugë ujë në cous cous (jo më shumë, e duam për sallatë jo për supë).
4
Në një vazo me kapak hedhim vajin e ullirit, lëngun e limonit, kripën e piperin, i trazojmë të bëhet një masë homogjene dhe e hedhim mbi cous cous rreth gjysëm ore para se ta sevirim. Ju bëftë mirë.
5
Këshilla plus: 1. Nese nuk ju pret puna 2-3 orë atëherë vendosni cous cous në një tas me uje ,futeni në mikrovalë për 3-5 minuta sa të zbutet e të dyfishohet në vëllim e përdoreni menjëherë në sallatë, në këtë rast perimet e prera do i vendosni më përpara në një kullesë të ikin lëngjet e shumta e pastaj do i bashkoni me cous cous . 2. Në shumë zona në vend të cous cous përdoret grure i thyer ose bollgur. Në këtë rast duhet lënë në ujë të zbutet të paktën 4-5 orë. 3. Nëse jeni të apasionuar me djathin e bardhë mund të shtoni pak djath të thërmuar në sallatë.

Marina ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 20 receta gatimi. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Marina.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: