Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Omletë me qepë dhe kremviçe ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
Omletë me qepë dhe kremviçe. Receta e gatimit për omletë me qepë dhe kremviçe është dërguar nga Silvana Belishaku 14 dhjetor 2013. Foto © Silvana Belishaku
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për omletë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim omletë me qepë dhe kremviçe duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
3 vezë,
1 qepë,
2 kremviçe,
50 gr djath të grirë,
50 ml qumësht,
2 lugë vaj ulliri,
kripë, piper,
Përgatitja
1
Grijmë në feta të holla qepën, e skuqim mirë në tigan të madh që nuk ngjit, më pas presim në rrathë kremviçet, i skuqim bashkë, në një tas rrahim vezët,
2
i hedhim djathin, qumështin, kripën dhe piperin, i hedhim në tigan sipër qepës dhe kremviçes , e lemë të piqet mirë dhe e kthejmë me kujdes në anën tjetër. Ju bëftë mirë