Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
zup me arra

Zup me arra ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )

Zup me arra. Receta e gatimit për zup me arra është dërguar nga Silvana Belishaku 27 maj 2013. Foto © Silvana Belishaku

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim zup me arra duke ndjekur udhëzimet në vijim

10507 shikime

zup me arra

Përbërësit

1 litër qumësht,

3 vezë,

3 lugë gjelle me miell,

2 lugë gjelle niseshte,

6 lugë gjelle sheqer,

12 biskota petit,

120 gr rrush të thatë,

120 gr arra të grira,

kanellë,

1 lugë gjelle kakao.

Përgatitja

1

Vemë të ziejn qumështin, ndërkohë rrahim vezët me sheqerin, shtojmë miellin, niseshtenë, i rrahim mirë.

2

Kur qumështi të ziej hedhim masën e përgatitur, i trazojmë mirë të mos formojë kokrra, e lemë të ziej pak minuta dhe më pas hedhim rrushin e thatë.

3

E heqim nga zjarri, masën e ndajmë në dy pjesë, te një pjesë hedhim kakao. Më pas në tasa të vegjël ku kemi shtruar nga një biskotë hedhim masë nga kremi i bardhë, hedhim arra, më pas shtojmë një biskotë dhe më pas hedhim masë me kakao hedhim përseri pak masë kremi të bardhë dhe bëjmë zbukurimin me arra, biskota të shtypura, rrush të thatë dhe mund të vini nga një lugë reçel.

4

I lemë të ftohem dhe zupi është gati. Shpresoj t’ju pëlqejë. Ju bëftë mirë

Silvana Belishaku ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Silvana Belishaku.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: