Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Byrek me presh dhe mish të grirë ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
Byrek me presh dhe mish të grirë. Receta e gatimit për byrek me presh dhe mish të grirë është dërguar nga Silvana Belishaku 15 janar 2014. Foto © Silvana Belishaku
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
- Për të tjera recata gatimi për byrek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim byrek me presh dhe mish të grirë duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
500 gr miell,
2 lugë gjelle me vaj ulliri,
kripë,
ujë të vakët sa të jetë mjaftueshem për brumë të butë,
Për mbushjen:
2 presh megjith gjethet,
200 gr mish të grirë,
1 filxhan kafeje me oriz,
1 vezë,
djath pice,
majdanoz,
kripë, piper.
Përgatitja
1
Grijmë preshin, i skuqim me 4 lugë vaj ulliri, hedhim mishin, piper, kripë, majdanoz, më pas hedhim ujë sa të ziej preshi, kur të ketë zier hedhim orizin, e lemë të ziej, më pas e fikim dhe e lemë të ftohet pak, hedhim një vezë, e trazojmë mirë,
2
më pas bëjmë brumin, hapim petët nga tre, vemë gjysmat e petëve duke spërkatur me vaj, hedhim masën, petët e mbetura, e presim sipas dëshirës dhe e pjekim 220° C për 35 minuta.
KategoritëByrekGatime tradicionaleKuzhina ShqiptareReceta gatimi dimërReceta gatimi drekëSilvana Belishaku
Silvana Belishaku