Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Palanik ( Receta gatimi nga Natasha Velia )
Tradita e nënave tona që nuk do i harrojmë. Palanik ( kështu quhet nga anët tona ) e pjekur me saç. Kjo është një nga 10 + recetat e gatimit për lakror dërguar në Kuzhina Ime.
Palanik

Përbërësit
1kg miell
100 gr gjalp
150 gr djath
Vaj
Kripë
Pak sodë
Sipas dëshirës ose krahinës mund ti hidhet qumësht, vezë dhe dhjosmë.
Përgatitja
1
Përgatitet brumi me ujë të vakët pak më i hollë nga i petullave.
2
Brenda në brumë hidhet kripë, djathë dhe soda. Vendoset saçi në zjarr dhe tepsia me pak prush sa të nxehet. Pastaj hidhet pak brumë në tepsi dhe hapet një petë e hollë dhe i viret saçi mbi të sa të piqet.
3
Hiqet saçi, vendoset përseri në zjarr. Mbi petën e pjekur hidhet gjalp dhe prapë brumë dhe saçi i nxehur sa të piqet. Kjo bëhet deri sa të mbarojë i gjithë brumi.
Receta e gatimit për palanik është dërguar nga Natasha Velia 15 janar 2018. Foto © Natasha Velia