Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
byrek me presh dhe djathe

Byrek me presh dhe djathë ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )

Byrek me presh dhe djathë. Receta gatimit është dërguar nga Ervina Saliu 18 nëntor 2015. Fotot © Ervina Saliu

Një recetë që më bëri përshtypje sapo e pashë, po më pelqeu aq shumë dhe e bëra direkt.

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim byrek me presh dhe djathë duke ndjekur udhëzimet në vijim

1874 shikime

byrek me presh dhe djathe

Përbërësit

Duhen për gjellën:

1kg presh bashkë me gjethet

200 gr djath

1 vezë

100 gr oriz

2 domate

erza sipas dëshirës

Për petët:

500 gr miell

2 lugë gjelle me vaj

2 lugë gjelle me uthull

kripë

ujë sa të mari

Përgatitja

1

Përgatitja e gjellës: Lajmë prasin, i presim në copa të vogla, I skuqim me pak vaj. Më pas shtojmë domatet e grira, orizin, erzat dhe e mbulojmë me ujë dhe e ziejm. Kur të jetë gati e lejmë të ftohet, shtojmë djathin dhe vezën

2

Përgatisim brumin: Hedhim të gjithë përbërësit dhe shtojmë ujë pak nga pak sa të mos ngjisi brumi nëpër duar.

3

E marim dhe e ndajmë në topa mesatarë.

4

I hapim një nga një, i hedhim petës nga gjella, e mbledhim dhe e vendosim në tepsi. Kështu vazhdojmë gjer sa të mbarohen. I lyejm me vaj, i spërkasim me pak ujë dhe i pjekim në 200 gradë rreth 40 minuta

Ervina Saliu ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi me fotot origjinale të gatimtve të saj. Klikoni mbi emrin Ervina Saliu për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Ervina Saliu.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: