Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Marmalatë molle ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Marmalatë molle. Receta e gatimit për marmalatë molle është dërguar nga Ervina Saliu 13 gusht 2013. Foto © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për marmalatë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim marmalatë molle duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 kg mollë
700 gr sheqer
2 filxhana çaji me ujë
3 lugë lëng limoni
Përgatitja
1
Lajmë dhe qërojmë mollët, i presim në kubik. Hedhim në një tas të madh lëngun e limonit, e mbushim me ujë dhe hedhim mollët, i lemë për 30 minuta.
2
Në tenxhere hedhim ujin dhe mollët dhe i lemë të ziejn për një orë. Më pas marim mollët i vendosim në grirëse dhe i bëjmë marmelatë dhe e hedhim sërisht te tenxherja me ujë, hedhim edhe sheqerin dhe e lemë të ziej duke e përzier vazhdimisht gjer sa marmelata të trashet.