Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
patate ervina

Patate në furrë ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )

Patate në furrë. Receta e gatimit për patate në furrë është dërguar nga Ervina Saliu 1 korrik 2015. Foto © Ervina Saliu

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me patate klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim patate në furrë duke ndjekur udhëzimet në vijim

1035 shikime
patate ervina

Përbërësit

500 gr patate
1 limon
1 portokall
100 ml vaj ulliri
lëng pule ose ujë
kripë ,rigon.

Përgatitja

1
Qërojmë patatet dhe i presim në katërsh nëse janë të medha ose në dysh. I hedhim në tepsi, shtojmë lëngun e limonit, të portokallit, kripën, rigonin vajin dhe i përziejmë mirë. Më pas i shtojmë 1 gotë lëng mishi që i hodha unë ose ujë ( mund të përdorni dhe galina blanka ( koncentrat pule që përdoret për supa ) por mua personalisht nuk më pëlqen sepse nuk më duket e shëndetshme ), e mbulojmë me letër alumini dhe i pjekim për 1 orë në 200 gradë.
2
I heqim letrën dhe i pjekim 10 minuta akoma, të marin pak ngjyrë, jo shumë se mos thahen më pas

Ervina Saliu ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi me fotot origjinale të gatimtve të saj. Klikoni mbi emrin Ervina Saliu për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Ervina Saliu.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
Këtë e pëlqejnë %d blogues: