Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
fileto me pana dhe kerpudha

Fileto me kërpurdha dhe pana ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )

Fileto me kërpurdha dhe pana. Receta e gatimit për fileto me kërpudha dhe pana është dërguar nga Ervina Saliu 27 maj 2013. Foto © Ervina Saliu

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me mish viçi klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim fileto me kërpudha dhe pana duke ndjekur udhëzimet në vijim

4797 shikime

fileto me pana dhe kerpudha

Përbërësit

2-4 fileto,

200 gr kërpurdha,

200 ml qumësht pana,

1 qepë,

2 feta buke të thekura ( ose ndryshe friganja ),

2 vezë.

Përgatitja

1

Marim bukët i fusim në blender dhe i bëjmë tip mielli, i hedhim në pjatë, në një pjatë tjetër rrahim lehtë vezët.

2

Marim mishin e kriposim, e lyejm nga të dyja anët me miellin që kemi bërë nga buka e thekur, më pas e lyjm me vezën nga të dyja anët, e kalojmë prapë në miell dhe më pas e skuqim.

3

Të njëjtën gjë bëjmë edhe me copat e tjera ( kjo gjë bëhet që mishi të dalë sa më i butë dhe më i shijshëm ).

4

Pasi i kemi skuqur, i vemë mënjanë. Marim një tigan, e lyejm me pak vaj dhe hedhim qepën e grirë shumë imët dhe kërpurdhat ( konservë ose të freskëta ).

5

I lemë të skuqen mirë më pas shtojmë qumështin pana, i lejmë për pak minuta. Vemë mishin në pjatë, i shtojmë edhe kremin nga lart. Ju bëftë mirë

Ervina Saliu ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi me fotot origjinale të gatimtve të saj. Klikoni mbi emrin Ervina Saliu për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Ervina Saliu.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: