Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Kek me shije portokalli ( Receta gatimi nga Vesa Presheva )
Kek me shije portokalli. Receta gatimit është dërguar nga Vesa Presheva 11 shkurt 2013. Foto © Vesa Presheva
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Vesa Presheva klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për kek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim kek me shije portokalli duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
4 vezë
200 gr sheqer
1 sheqer vanilje
1-2 gr kripë
lëngun i gjysëm limoni
lëvoren e gjysëm limoni (në rende)
125 ml vaj
125 ml lëng portokalli (të freskët)
lëvoren e 2 portokajve ( në rende )
3 lugë të mëdha kakao
250 gr miell
1 bakin powder ( pluhur pjekës )
Përgatitja
1
Vezët me sheqer, sheqer vanille, lëvorja e limonit dhe kripa përzihen së bashku. Vaji, lengu i portokalli dhe lëngu i limonit shtohen ngadale. Mielli dhe bakin përzihen dhe shtohen në masë. 1/3 e brumit e ndanë në të shtojmë kakao (kësaj mase i shtoni 1lugë qumësht)
2
Pjesën e brumit pa kakao e hedhim në enë për pjekje pastaj e shtojmë mbi dhe pjesën e brumit me kakao. E përziejmë vetëm pak pjesën sipër. Pjeket në 170 gradë 20-30min. Sipas shijes mbi mund të lyhet me çokolladë ose hidhet sheqer pluhur.