Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
qofte ne furre

Qofte ( Polpettone ) në furrë ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Qofte në furrë apo polpettone në Italisht, një recetë gatimi e thjeshtë, praktike shumë e shijshme nga kuzhina Italiane. Qofte në furrë rekomandohet për drekë ose për një mbrëmje mes miqsh. Këtë recetë gatimi mund ta shoqëroni me sallata apo meze të ndryshme. Kjo është një nga 30 + recetat e gatimit për qofte dërguar në Kuzhina Ime.

Qofte ( Polpettone ) në furrë

4521 shikime
qofte ne furre

Përbërësit

700 gr mish për qofte
150 gr djath me feta
500 gr spinaq

Përgatitja

1
Merni mishin dhe hapeni në formë katrore ose drejtekëndëshe, sipër një letër furre në trashësi të barabartë, pastaj vëreni shtresvn me djath në të gjithë sipërfaqen e mishit, po ashtu edhe spinaqin pasi ta keni skuqur pak në tigan me vaj ulliri dhe kripë,
2
pasi të keni hapur mirë edhe spinaqin me ndihmën e letrës të furrës mblidheni në formë rrote, rrotulloni letrën e furrës nga të dyja anët që të mbyllet mirë si një karamele, pastaj vëreni në furrë 200° për 20 – 25 minuta, pasi të jetë pjekur hiqini letrën e furrës dhe prejeni në feta si në foto. Ju bëftë mirë.

Receta e gatimit për qofte ( Polpettone ) në furrë është dërguar nga Leonora Pane 6 prill 2020. Foto © Leonora Pane

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për qofte klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu 

Leonora Pane ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 150 receta gatimi si edhe plot foto me ide të bukura për dekorime pjatash për ditë të veçanta, të gjitha me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjithë recetat e gatimit dhe idetë e bukura nga Leonora Pane.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: