Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Tavë me lulelakër, patate dhe gjizë ( Receta gatimi nga Slivana Belishaku )
Tavë me lulelakër, patate dhe gjizë. Receta e gatimit për tave me lulelakër, patate dhe gjizë është dërguar nga Slivana Belishaku 26 tetor 2014. Foto © Silvana Belishaku
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me lulelakër klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim tavë me lulelakër, patate dhe gjizë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 / 2 kg patate të qëruara dhe grira në katrore
1 / 2 lule lakër të prerë ne copa
150 gr gjizë
4 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle djath të grirë
1 lugë buke të grirë
1 tufë majdanoz
piper, kripë, arre moskat
Përgatitja
1
Pasi kemi grirë patatet dhe lulelakrën, i lajmë mirë, më pas i vendosim të ziejn për 8 minuta nga momenti që marin vale, ndërkohë marim gjizën, hedhim vaj ulliri, pak kripë, piper, arrë moskat,
2
i përziejm mirë, më pas i heqim nga zjarri, lulelakrën me patatet i kullojmë, i hedhim në një enë të madhe, i lemë të ftohen pak, më pas hedhim gjizën, grijmë majdanozin,
3
i perziejm mirë dhe i shtrojmë në tepsi të lyer me pak vaj ulliri. Sipër hedhim bukën e grirë të përzier me djathin. E pjekim në 220 gradë për 20 minuta. Ju bëftë mirë