Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Makarona (Spaghetti) me domate dhe asparagi ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
Makarona ( Spaghetti ) me domate dhe asparagi. Receta e gatimit për domate dhe asparagi është dërguar nga Silvana Belishaku 22 maj 2014. Foto © Silvana Belishaku
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për makarona klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim makarona me domate dhe asparagi duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
500 gr asparagi
300 gr domate të kuqe të vogla
1 kub supe
3 gjethe borzilok
1 filxhan kafeje me vaj ulliri
kripë, piper
500 gr spaghetti
Përgatitja
1
Pastrojmë dhe lajmë asparagit, më pas i grijmë në copa të vogla, i skuqim në tigan me vaj ulliri dhe një thelpi hudhër, më pas i hedhim 2 gota ujë, kubin e supës dhe pak piper,
2
i mbulojmë me kapak dhe i ziejm me zjarr të ulët deri sa të shterojë uji, më pas në tenxhere vemë ujë të bollshëm me kripë për te zier spaghetit,
3
pasi të ketë shteruar uji te asparagit hedhim domatet e prera në mes dhe borzilokun, pasi i kemi zier makaronat (al dente) i hedhim në tiganin me salcën e përgatitur, i përziejm për pak në zjarr të ulët dhe i servirim