Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Shëndetlie ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
Përbërësit
600 gr miell,
5 kokrra vezë,
200 gr mjalt,
200 gr arra,
100 gr sheqer,
150 gr gjalp,
1/2 pako pluhur për ëmbëlsira,
pak kripë,
4 gota sheqer ,
Për shërbetin:
3 gota ujë,
aromë karafili dhe lëkura portokalli,
Përgatitja
1
Në tepsi hedhim miellin, sheqerin dhe pluhurin për ëmbëlsira, pak kripë, i përziejm mirë dhe në mes të tepsisë formojmë një boshllëk,
2
hedhim vezët mjaltin, gjalpin, dhe formojmë brumin, pasi është formuar brumi hedhim arrat e shtypura në copa, i përziejm mirë,
3
më pas marim një tepsi e lyejm me gjalp, hedhim brumin në tepsi e hapim mirë me dorë, sipër e lyejm me të verdhë veze, e pjekim për reth një orë në furrë të nxehur 150 gr, sa të marë ngjyrë kafe të errët, përgatisim shërbetin,
4
e lemë të ziej për 10 minuta, pasi ka zier ja hedhim shëndetilisë, shëndetlia e ftohur, shërbeti duhet i nxehtë, e mbulojmë dhe e lemë të regjet. Ju bëftë mirë
Receta e gatimit për shëndetlie është dërguar nga Silvana Belishaku 4 dhjetor 2014. Foto © Silvana Belishaku