Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Trilece

Trileçe ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )

Trileçe. Receta e gatimit për trileçe është dërguar nga Silvana Belishaku 10 shtator 2013. Fotot © silvana Belishaku

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim trileçe duke ndjekur udhëzimet në vijim

12293 shikime

Trilece

Përbërësit

Përbërësit për pandespanjën:

8 kokrra vezë,

8 lugë miell,

8 lugë sheqer,

Për ta regjur na duhen:

1 litër qumësht,

400 ml pana kuzhine,

250 ml qumësht ( panda ose nestle )

krem karameli për lyerjen sipër ( shitet në paketime të gatshme, por mund ta përgatisni edhe vetë me sheqer dhe pak qumësht në një enë bakri, nxehen mirë dhe përzien vazhdimisht me lugë druri deri sa të karamelizohet masa )

Përgatitja

1

Ndajmë të bardhat e vezës nga të verdhat, i rrahim me mikser sa të bëhen shkumë, shtojmë sheqerin, i rrahim akoma, hedhim një majë lugë kafeje me kripë, më pas hedhim të verdhat një e nga një, i rrahim mirë me mikser.

2

Më pas me tel kuzhine e përziejm ngadalë duke shtuar miellin nga pak, vazhdojmë përzierjen sa të bëhet krem, në tepsi shtrojmë letër kuzhine, hedhim masën e fusim të piqet në furrë të nxehur 180 ° për 20 minuta.

3

E lemë të ftohet mirë, e heqim nga letra dhe në fund të tepsisë hedhim panën, më pas përziejm qumështin nestle ose panda me qumështin normal, e hedhim sipër pandespanjës, hedhim karamelin sipër, e fusim për disa orë në frigorifer, nëqoftëse karameli është i hollë e hedhim në momentin e servirjes. Ju bëftë mirë

Silvana Belishaku ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Silvana Belishaku.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: