Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
kime me spinaq

Kimë me spinaq ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )

Kimë me spinaq.  Receta e gatimit për kimë me spinaq është dërguar nga Silvana Belishaku 2 dhjetor 2015. Foto © Silvana Belishaku

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me spinaq klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisi kimë me spinaq duke ndjekur udhëzimet në vijim

2564 shikime

kime me spinaq

Përbërësit

500 gr spinaq ,

200 gr mish të grirë,

4 vezë,

1 lugë kafeje me niseshte,

100 ml qumësht,

kripë,

piper,

5 lugë gjelle me vaj ulliri,

1 qepë,

1 thelpi hudhër.

Përgatitja

1

Grijmë qepën e skuqim bashkë me hudhrën më pas shtojmë mishin, i skuqim pak, hedhim spinaqin dhe 1 gotë ujë, e lemë të ziej për 10 minuta, më pas i hedhim kripë dhe piper,

2

e hedhim në tepsi, në një tas rrahim një vezë, niseshtenë e tresim me qumështin, e përziejm me vezën dhe ja hedhim sipër spinaqit, i hedhim sipër 3 vezët e tjera si në foto, e pjekim në furrë për 25 minuta. Ju bëftë mirë

Silvana Belishaku ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Silvana Belishaku.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
Këtë e pëlqejnë %d blogues: