Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Makarona në furrë ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
Makarona në furrë. Receta e gatimit për makarona në furrë është dërguar nga Silvana Belishaku 12 shtator 2013. Foto © Silvana Belishaku.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për makarona klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim makarona në furrë duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
400 gr makarona në formë guacke ose si ti dëshironi
500 gr salcë të përgatitur me mish të grirë
100 gr djath të grirë
300 gr krem bashiamel
Përbërësit për 300 gr beshamel:
300 ml qumesht
1 lugë miell
20 gr gjalp
arre moskati
pak kripë
Përgatitja
1
Në fillim përgatisim salcën me pak qepë të grirë imët, 300 gr mish të grirë, karrotë, sedano. I skuqim me pak vaj ulliri, më pas hedhim salcën, erzat sipas dëshirës, e lemë të ziej me gaz të ulët për 40 minuta.
2
Ndërkohë përgatirim beshamelën:
Tresim gjalpin, hedhim miellin, e zverdhim pak, shtojmë qumështin e nxehur, e përziejm mirë sa të trashet, hedhim arrë moskat dhe pak kripë, më pas vemë ujë në në tenxhere të madhe, hedhim kripë, e lemë të marë valë, hedhim makaronat, i ziejm (al dente), i kullojmë, më pas në tavë hedhim pak nga salca e përgatitur dhe bashamel, hedhim makaronat, i hedhim sipër salcën e bashiamelen, djathin e grirë, i fusim në furrë 220 ° për 25 minuta. I lemë të ftohen pak dhe janë gati për tu servirur. Ju bëftë mirë