Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
larkror devolli

Lakror Devolli ( Receta gatimi nga Luli Collaku )

Lakrori është një recetë gatimi tradicionale Shqiptare e Shqipërisë së mesme dhe të jugut. Në këtë recetë gatimi do mësoni si të përgatisni lakror devolli ( krahinë e Korçës ). Kjo recetë shoqërohet me kos ose dhallë. Kjo është një nga 10 + recetat e gatimit për lakror dërguar në Kuzhina Ime.

Lakror Devolli

19394 shikime
larkror devolli

Përbërësit

500 gr miell,
pak kripë,
pak sodë buke,
pak vaj

Për mbushjen:

2 qepë
2 pyperka jeshile
3 domate mesatare

Përgatitja

1
Zemë brumin dhe e lemë të pushojë 15 – 20 minuta
2
Bëjmë mbushjen sipas dëshirës ose si kam vepruar unë. Marim 2 qepë, 2 pyperka jeshile, 3 domate mesatare, i grijmë imët dhe skuqim qepën bashkë me pyperkat sa të fillojnë te zverdhen pastaj hedhim domatet, i skuqim dhe pak dhe i hedhim pak ujë, pak kripë dhe e lemë të ziej rreth 20 minuta.
3
Marim brumin, e ndajmë në dy pjesë, pjesa lart do pak më shumë brumë se do hapet peta më e madhe,
4
hapim petën poshtë sa masa e tepsisë dhe e shtrojmë në tepsi të lyer me pak vaj, hedhim mbushjen pastaj hapim petën tjetër më të madhe në mënyrë që të mblidhet pak, e pjekim në furrë ( une e pjek në stobë me dru, bëhet më i mirë ) rreth 15 minuta, kur ta nxjerim nga furra ashtu të nxehtë e lyejm me gjalp, pastaj e mbulojmë me një tepsi tjetër më të madhe në mënyrë qe avulli ta mbaj lakrorin të butë

Receta gatimit për lakror devolli është dërguar nga Luli Collaku 26 shkurt 2019. Foto © Luli Collaku

  • Për të tjera receta gatimi për lakror klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Luli Collaku ka dërguar në KuzhinaIme.al 1 recetë gatimi me foton origjinale të gatimit të saj.
    • Katerina cengeli
    • October 15, 2019
    Reply

    Na kenaqet jeni duar art nje bravo te madhe per jeni fantastik

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: