Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
ashure me shege

Ashure me shegë ( Receta gatimi nga Daniela Pepa )

Ashure me shegë. Receta gatimit është dërguar  nga Daniela Pepa 12 prill 2013. Foto e huazuar sa për ilustrim

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Daniela Pepa klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për ashure klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për ëmbëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim ashure me shegë duke ndjekur udhëzimet në vijim

817 shikime

ashure me shege

Përbërësit

2 gota grurë,

100 gr sheqer, por mund të përdorim edhe sheqerin e zi që është më lehtë,

fruta të thata sipas dëshirës,

1 dorë fiq të thatë me copëza,

1 dorë rrush i thatë,

kanellë

dhe sipër pak kokrra shege

Përgatitja

1

Në një tenxhere me ujë të bollshëm, hedhim grurin e larë dhe e lemë të marrë disa valë. Më pas derdhim këtë ujë dhe i hedhim brenda gjithë përbërësit e tjerë dhe 2 -3 litra ujë.

2

E lemë të ziej mirë duke e përzier herë pas here, derisa gruri të jetë gatuar mirë. Kur gruri të jetë i përshtypshëm mirë dhe lëngu të ketë arritur trashësinë e duhur, e heqim nga zjarri dhe e hedhim nëpër gota, të cilat i spërkasim me kanellë, arra, por edhe kokrra shege ose çfare dëshirojmë tjetër. Natyrisht për tu gatuar, përdoret zjarri i ëmbël. Hidhini sipër edhe shegët. Shërbehet i ftohtë.
Ju bëftë mirë

Daniela Pepa ka dërguar në KuzhinaIme.al 25 receta gatimi, kryesisht me fotot origjinale të gatimeve të saj, por edhe disa me foto të huazuara. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Daniela Pepa.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
Këtë e pëlqejnë %d blogues: