Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Pene tave me kima ( Receta gatimi nga Daniela Pepa )
Pene tave me kima. Receta gatimit është dërguar nga Daniela Pepa 18 dhjetor 2012. Foto © Daniela Pepa
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Daniela Pepa klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për makarona klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim pene tave me kima duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
500 gr makarona pene
500 gr mish i grirë
1 qepë të madhe
1 spec jeshil
1 domate
pak salcë gjelle
sallam të prera në feta
Për beshamelin:
1 litër qumësht
pak gjalp
2 lugë miell.
Përgatitja
1
Ziejm makaronat në fillim vetëm 5 minuta sepse më vonë do i vejmë në furrë. Në një tigan bëjmë gati kiman, e hedhim qepën e grirë, e skuqim derisa të mari ngjyrë, pastaj hedhim specin, i përziejm bashkë, më vonë hedhim mishin e grirë dhe pastaj domaten dhe pak salcë gjelle, i përziejm bashkë dhe i hedhim 1 gotë ujë që te ziejn bashkë për 5 minuta.
2
Bëjmë beshamelin gati, hedhim gjalpin dhe miellin, i përziejmë bashkë, pastaj hedhim qumështin dhe i përziejm sëbashku derisa masa të trashet.
3
Në një tavë për furrë shtrojmë makaronat pene pastaj hedhim kiman, shtrojmë prapë makarona dhe kiman sipër dhe në fund shtrojmë përsëri makaronat, vejmë sipër sallamin dhe i hedhim beshamelin sipër dhe i vejmë në furrë që të piqen. Në fund kur të jetë gati lëreni të ftohet pak. Ju bëftë mirë.