Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Gurabije (Kourabiedes) Greke ( Receta gatimi nga Daniela Pepa )
Një recetë tradicionale Greke, këto biskota përgatiten për festa.
Gurabije (Kourabiedes) Greke
Përbërësit
800gr miell
450gr gjalpë pa kripë
150gr sheqer pluhur + për spërkatje
2 të verdha vezësh
1 bustinë vanilje
1 lugë të vogël pluhur pjekës
pak kripë
100gr bajame të pjekura dhe të thërrmuara
Përgatitja
1
Rrahim gjalpin me ndihmën e një mikseri kuzhine për 10-15 minuta derisa të formohet një masë krejtësisht kremoze.
2
Shtojmë sheqerin pluhur dhe vazhdojmë rrahjen edhe për 5 minuta të tjera derisa të dy përbërësit të homogjenizohen mirë me njeri tjetrin.
3
Shtojmë një nga një të verdhat e vezëve derisa të bashkohen mirë, vaniljen dhe së fundi uzon duke vazhduar përzierjen me lugë druri.
4
Në një enë tjetër sitim miellin, shtojmë pluhurin pjekës dhe pak kripë duke i përzierë mirë. Këtë përbërje ia shtojmë kremit të gjalpit ngadalë duke e përzierë nga poshtë lartë derisa të formohet një brumë i butë (shtojmë akoma miell nëse është e nevojshme).
5
Së fundi, shtojmë edhe copëzat e bajameve gjithmonë duke e përzierë brumin. I japim gurabijeve formën e dëshiruar: sfera, gjysmëhëne etj, duke i vendosur në tavë të shtruar me letër furre.
6
I pjekim në furrë të parangrohur në 150°C për 30-35 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë në sipërfaqe, por jo të errësohen shumë. I lëmë të ftohen për rreth 10 minuta në temperaturë ambienti dhe më pas i kalojmë në sheqer pluhur.
Këshillë: Gurabiet mund të ruhen deri në 1 muaj në një enë alumini të mbyllur me kapak dhe të vendosur në një vend të freskët.
7
I lëmë të ftohen për rreth 10 minuta në temperaturë ambienti dhe më pas i kalojmë në sheqer pluhur.
8
Këshillë: Gurabiet mund të ruhen deri në 1 muaj në një enë alumini të mbyllur me kapak dhe të vendosur në një vend të freskët.
Receta gatimit per gurabije (Kourabiedes) Greke është dërguar nga Daniela Pepa 20 dhjetor 2012. Foto © Daniela Pepa